Eralba Zenelaj

Eralba Zenelaj, Psikologe Klinike e liçensuar pranë Urdhrit të Psikologut dhe terapiste EMDR. Ka perfunduar Studimet Master Ekzekutiv për “Marrëdhënien klinike në çift” me qasje Sistemike në Universita Cattolica del Sacro Cuore si dhe Master Shkencor në Psikologji Klinike në Universitetin Europian të Tiranës. Ka mbaruar gjithashtu studimet Bachelor në degën e Psikologjisë së Zhvillimit në State University of New York, New Paltz, NY. Aktualisht është pjesë e ekipit te Centro Clinico Psicoterapia e Psicotraumatologia Tiranë prej 5 vitesh, ku trajton në Çrregullime të Ankthit, Crregullime të humorit, Crregullime të Personalitetit.

Gjithashtu, ka një eksperiencë prej disa vitesh si psikologe në shkollë në Tiranë si dhe ka punuar edhe me fëmijë dhe nxënës me aftësi ndryshe.