Besarda Taçi, Presidente Emdr Albania,
E diplomuar në Universitetin e Torinos si Psikologe Klinike, e Specializuar në Psikotraumatologji si dhe në Institutin Italian të Seksologjise Shkencore, në Rome, si Psikoseksologe. Aktualisht është Drejtuese e Centro Clinico in Psicoterapia e Psicotraumatologia në Tiranë dhe Durrës, ku ushtron profesionin si psikoterapiste duke i dedikuar një hapësirë të veçantë trajtimit terapeutik të fëmijeve, adoleshentëve dhe të rriturve. Ofron këshillim dhe psikoterapi për çiftet në nevoje. Drejtuese e shumë projekteve ndërkombëtare për seksualitetin, Psikologjine Emergjenciale(tërmeti, covid- 19, lufta e Ukrainës) dhe Psikologjinë shkollore.
Aktualisht ka në fokus trajtimin e Traumave të fëmijerise dhe PTSD komplekse. Prej shumë vitesh Supervizore Emdr, mban titullin prestigjoz: Trajnere Emdr Europe.