Shoqata Emdr Albania
SHOQATA EMDR ALBANIA
EMDR Albania është një shoqatë e themeluar në Shqipëri në vitin 2016. Shoqata u
themelua për të përmbushur dy qëllime kryesore: së pari, mbështetjen psikologjike të
individëve me probleme të shëndetit mendor dhe së dyti, formimin e profesionistëve
të shëndetit mendor në terapinë EMDR. EMDR Albania u krijua për të sjellë një
model europian shërbimesh ndaj individëve dhe komunitetit, me standard të larta
etike dhe integritet profesional. Stafi i shoqatës përfshin profesionistë, me
kompetenca dhe eksperienca profesionale, të përvetësuara ndër vite me persona në
nevojë. Anëtarët e shoqatës u përkasin të gjitha krahinave shqip folëse në Ballkan
(Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni).
Shoqata EMDR Albania synon të arrijë këto objektiva:
- Formim teorik dhe praktik në terapinë EMDR të profesionistëve të shëndetit
mendor (psikologë, psikoterapistë, punonjës socialë, mjekë, etj.). - Formim teorik dhe praktik të profesionistëve të fushës në çështjet dhe
shqetësimet e lidhura me shëndetin mendor. - Këshillim, psikoterapi, terapi dhe mbështetje psikosociale dhe ligjore për
individët me shqetësime të shëndetit mendor. - Këshillim, terapi dhe mbështetje falas për individët në kushte të vështira
ekonomike. - Nxitje dhe promovim të shëndetit mendor në nivel individual dhe komunitar.
- Bashkëpunim me disiplina të tjera akademike dhe të shëndetit, në dobi të
shëndetit mendor. - Bashkëpunimin vullnetar me institucionet shtetërore në periudha krize dhe
emergjence, duke ofruar ndërhyrje të specializuar.
Shëndeti mendor është një e drejtë universale që duhet t’a gëzojnë të gjithë,
pavarësisht nivelit socio-ekonomik të individëve. Të gjithë njerëzit kanë të drejtë të
trajtohen, ndaj EMDR Albania, si pjesë e EMDR Europe, nuk mund të heshtë përballë
situatave të vështira që kalojnë qytetarët shqiptarë, të cilët shpesh nuk menaxhohen
nga asnjë institucion lokal. Prandaj, shoqata jonë ofron këshillim psikologjik dhe
ligjor falas në raste krizash dhe emergjencash. Shpresojmë që stafi ynë të rritet dita-
ditës me profesionistë të fushave të ndryshme, për të arritur një shërbim të
përshtatshëm për individët në nevojë.
Ku mund t’a gjej terapistin në qytetin ku jetoj?
Për rekomandime mund të kontaktoni Bordin Emdr Albania ose të konsultoni listën e terapistëve në web site:
Pse duhet te anëtaresohem?
- 1. Bëhem pjese e një shoqate Psikotraumatologjie e cila është pjese e
44 shoqatave nga e gjithë Europa
2. Mar pjese falas në webinare me tema nga psikologjia klinike,
psikotraumatologjia dhe ndërhyrjet tek traumat, nga profesionist
kryesisht të huaj
3. Kam mundësi të supervizionohem individualisht apo në grup
4. Mar materiale falas të cilat mund ti aksesoj nga website ne hapsire
time private
5. Nëse arrij 20 orë supervizim mund të kërkoj liçencën për tu bëre
Practitioner në Emdr (çertifikate e lëshuar nga Emdr Europe)
6. Më dhurohet 1 numër i revistes e Emdr Albania
7. Promovim në rrjetet sociale dhe mundësi referencash
Si mund të anëtaresohem:
- a) Pagesa nëpermjet Bankes (iban)
b) Pay pal
c) Me kartë krediti
d) Cash duke u paraqitur tek zyrat e shoqatës
Kohëzgjatja e anëtarësimit vlen nga data 1 janar-31dhjetor.
-
EMDR ALBANIA
NUMRI I LLOGARISË 411003026
IBAN EURO AL3120511117003026CLTJCFEURV
BANKA KOMBËTARE TREGTARE
BORDI DREJTUES EMDR ALBANIA
Bordi Drejtues Emdr Albania eshte i perbere nga 3 persona. Emerimet ne borderin Emdr Albania
Titulli | Emri |
---|---|
Presidente | Besarta Taci |
Zv, Presidente | Raul Bartozzi |
Pergjegjese shkencore | Rodinela Qendraj |