Melisa Ismaili

Melisa Ismaili, Psikologe Klinike, është diplomuar në Psikologji të përgjithshme dhe Master Shkencor në Psikologi Klinike, pranë Fakultetit të Shkencave Sociale, Universiteti i Tiranës (2021). Është anëtare e Urdhrit të Psikologut dhe në proçes liçensimi. Aktualisht po kryen praktikën profesionale në Centro Clinico Psicoterapia e Psicotraumatologia dhe EMDR Albania kryesisht me fokus në Psikotraumatologji nën supervizimin e Dr. Besarta Taçi. Ka eksperiencë në OJF me femijë me nevoja të veçanta dhe qëndra psikologjike. Eksperienca e saj e fundit e punës është në Psikologji Organizative dhe Burime Njerëzore. Orientimi i saj profesional është i fokusuar në Psikotraumatologji, Çrregullimet e Ankthit dhe Zhvillimi Personal. Qasja në të cilën po thellohet më tej është EMDR.